Tirana 105 vjet kryeqytet, Begaj: Kryeqendra e shqiptarisë

nga D V

Sot Tirana kremton 105-vjetorin e shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë.

Presidenti i vendit Bajram Begaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 105-vjetorit të Tiranës ka uruar qytetarët për këtë ditë të veçantë.

“105 vite kryeqyteti i çdo shqiptari që vendosi të gjitha ndjesitë dhe dijet për ta bërë atë kryeqendrën e shqiptarisë, pa kohësi dhe gjithëpërfshirës. Gëzuar 105!”, shkruan Begaj.

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 janar 1920) u vendosën më 11 shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në janar 1925.

Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë mosprania e forcave të huaja (pushtuese), pozita gjeografike në qendër të vendit, patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës dhe ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More