“Për zgjerimin në 3 korsi hyrëse dhe 3 dalëse plus koristë e emergjencës, autostrada Tiranë-Durrës është përfshirë nga punimet. Fillimisht janë vendosur mjetet e tonazhit të rëndë për të kryer zhvendosjen e sfondit të gjelbër dhe mbjelljen e tyre pranë parkut të liqenit”.
Autostrada Tiranë- Durrës, një prej arterieve kryesor të transportit për në kryeqytet, I është nënshtruar punimeve nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Kasharit. Pa bllokuar kalimin aktual të automjeteve, zgjerimi konsiston në hapjen e një korsie të plotë 3,75 m dhe korsia e emergjencës 3 m.
“6 km e para përfshihen në 2 lote, janë 5 kompani që marrin pjesë në këtë aksion. Zgjerimi konsiston në një korsi shtesë për qarkullim dhe 1 korsi emergjence”, thotë për A2 CNN, Gëzim Noni, përgjegjës i menaxhimit të kontratave, ARRSH.
Gjatë periudhës së punimeve nuk është parashikuar bllokimi i autostradës, por do të ketë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së ndërtimit dhe të udhëtarëve
Zgjidhje nga kjo ndërhyrje do të marrë edhe rruga e vjetër ekzistuese, një shqetësim ndër vitet I shoferëve por dhe bizneseve.