Tjetër konflikt në Tiranë! Një i plagosur, shpallet në kërkim autori

nga Xh M

Një tjetër konflikt i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ditën e sotme.

Si pasojë është plagosur një 40-vjeçari K.K., i cili është qëlluar me mjet prerës, ndërsa autori është shpallur në kërkim nga autoritetet, sipas njoftimit të policisë.

Sherri ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën Besim Alla, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More