Shkup, 26 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili po merr pjesë në konferencën ministrore në kuadër të Forumit të Salzburgut, sot pati fjalimin e tij, në të cilin theksoi se prioritet strategjik i RMV-së është integrimi në familjen evropiane.
“Nga ana jonë do të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar sundimin e pacenueshëm të ligjit, zbatimin e ligjeve dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës”, tha ministri Toshkovski.
Ministri Toshkovski theksoi se një aktivitet kyç në rrugën e RMV-së në menaxhimin e qëndrueshëm të migrimeve në Ballkanin Perëndimor është konsolidimi i besimit ndërkombëtar, rritja e shkëmbimit të informacionit, aksesi i përbashkët, koordinimi dhe bashkëpunimi, të cilat janë parakushtet kryesore për përballimin me sukses të menaxhimit të sfidave të migracionit.