Toshkovski dhe Daçiq do të nënshkruajnë protokoll për One Stop sistemin në vendkalimin kufitar “Tabanoc – Preshevë”

nga Redaksia

Shkup, 3 korrik – Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Pançe Toshkovski dhe Ivica Daçiq nesër do të realizojnë takim, pas çka do të nënshkruhen protokolle për bashkëpunim në qarkullimin kufitar dhe vendosjen e One stop sistemit në vendkalimin “Tabanoc – Preshevë”.

Nënshkrimi do të mbahet në Qendrën rajonale të policisë kufitare drejt Maqedonisë – Preshevë, kumtoi Ministria serbe e Punëve të Brendshme.

Toshkovski dhe Daçiq do ta nënshkruajnë Protokollin mes MPB-ve Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për mënyrën e zbatimit të kontrolleve kufitare në vendkalimet kufitare për komunikacion ndërkombëtar rrugor në Preshevë dhe Tabanoc.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More