Shkup, 16 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës, Cyril Baumgartner.
Në takim siç njoftojnë nga MPB, ministri Toshkovski pati mundësinë të prezantojë objektivat programore të Qeverisë së re dhe prioritetet e përcaktuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, planin për riorganizimin e shërbimeve administrative dhe sistematizimi i vendeve të punës, ndryshimi i sistemit të trajnimit, me theks në trajnimin e vazhdueshëm, si dhedigjitalizimi i ministrisë dhe proceseve.