Toshkovski: MPB nuk ishte e informuar dhe as përgjegjëse për përdorimin e mjeteve piroteknike në diskotekën “Pulse”

nga Xh M

Shkup, 2 maj – Ministria e Brendshme (MPB) nuk ishte as e informuar dhe as përgjegjëse për përdorimin e piroteknikës në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku 62 persona vdiqën në zjarrin që shpërtheu më 16 mars.

Këtë e deklaroi në “Samo Intervju” ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

“Dispozitat ligjore përcaktojnë që që Ministria e Brendshme të japë miratim, pëlqim e kështu me radhë, dikush duhet ta kërkojë më parë. Në situatën specifike, një kërkesë e tillë nuk është paraqitur nga askush, as nga ata që i përdorën ato dhe as nga menaxherët e klubit”, thotë Toshkovski.

Gjithashtu pati gati 200 të lënduar në zjarr, ndërsa hetimi pritet të përfundojë deri më 17 qershor.

Nga pamjet filmike që dolën menjëherë pas zjarrit, u pa se tavani mori flakë nga një shkëndijë nga mejtet piroteknike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More