Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

nga Xh M

Prishtinë, 18 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme i RMV-së, Pançe Toshkovski sot mori pjesë në seancën e përbashkët ndërqeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë.

“Në këtë seancë u nënshkrua protokolli për zbatimin e Marrëveshjes për kalimet e përbashkëta kufitare Bllacë – Hani i Elezit dhe Jazhincë – Glloboçicë.

Me këtë është hedhur një hap tjetër domethënës drejt zbatimit të plotë të konceptit “One Stop Shop”, i cili do të mundësojë një qarkullim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikas të pasagjerëve dhe mallrave.

Ky sistem do të shkurtojë kohën e pritjes në kufi dhe do të kontribuojë për një lidhje më të mirë dhe lehtësinë e lëvizjes mes dy vendeve tona”, tha ministri Toshkovski.

Gjatë seancës, ministri Toshkovski pati mundësinë të bisedojë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ku u bisedua për hapat e ardhshëm konkretë të nevojshëm për zbatimin e “One Stop Shop” në këto pika kufitare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More