Shkup, 1 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme realizoi takim pune me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, në të cilën ishin u shqyrtuan shumë aspekte të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme me vetëqeverisjen lokale.
“Ashtu siç u kemi premtuar qytetarëve në mandatin teknik, një nga prioritetet në ndërtimin e objekteve të reja është stacioni policor në komunën e Butelit, objekt ky që është në gjendje shumë të keqe. Për këto arsye, ne do të fillojmë menjëherë rregullimin e dokumentacionit të projektit dhe dedikimin e fondeve në mënyrë që të fillojë ndërtimi i stacionit sa më shpejt të jetë e mundur. Të punësuarit në MPB meritojnë të punojnë në kushte normale, gjë që do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të cilat ua ofrojnë qytetarëve dhe në fund të rrisë sigurinë e qytetarëve, që është prioriteti ynë”, theksoi gjatë takimit ministri Toshkovski, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.