Toshkovski: U shpallim luftë kriminelëve

nga Xh M

Shkup, 24 gusht – Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski u shpreh se nga sot në MPB hapet aksion i posaçëm që fokusohet në sigurinë e Shkupit dhe paralajmëron prani të madhe të policisë në terren.

Ai thekson se kjo vjen për shkak se MPB dëshiron ta kthejë sigurinë ashtu siç duhet të jetë.

“Nga sot zyrtarisht u shpallim luftë kriminelëve të cilët nga qeverisja e kaluar u lejua aq shumë të bëjnë si në Shkup, ashtu edhe në territorin e Maqedonisë”, u shpreh ai.

Sipas tij, nuk do të ketë persona me privilegje dhe secili që ka shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More