Tragjedia në Koçan/ Nuk pranohet nisma e Frontit Evropian për debat

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Fronti Evropian nuk arriti të mbledhë 20 nënshkrime për të iniciuar komision anketues për mbikëqyrje të hetimeve lidhur me tragjedinë në Koçan, ndërsa dje nuk u pranua as kërkesa e tyre për debat mbikëqyrës në komisionin për sistem politik. Nga shumica parlamentare thonë se një debat i tillë është i nevojshëm por të zgjerohet edhe me raste të tjera. Kështu në intervistë në Alsat tha edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Veljanovski. Sipas tij, fillimisht duhet të hetohen rastet e “Besa Trans”, “Llaskarca” dhe “Spitali Modular”, e që më pas të kalohet te tragjedia e fundit në Koçan.

“Do të fillojmë fillimisht me rastet që nuk janë zbardhur, siç është rasti me spitalin modular në Tetovë, për të cilin e dini që faji më i madh iu faturua një kabllo vazhdues dhe që ende, deri më sot, nuk kemi as zgjerim të aktakuzës e as vendime efektive për fajtorët e vërtetë në procedurë. Duhet të hetojmë edhe se kush jepte leje për autobusë të parregullt që të lëviznin me pasagjerë pa pengesë, qindra e qindra herë”, deklaroi Aleksandar Veljanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More