Tragjedia Rashçe-Saraj, Izet Mexhiti: Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që humbën më të afërmit e tyre

nga Redaksia

Shkup, 3 janar – Zv.kryeministri i parë ka shprehur dhimbjen e tij të thellë dhe ngushëllimet për jetët e humbura në aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën Rashçe-Saraj.

“Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që po e bashkëndjejmë sonte me familjarët e viktimave të aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në rrugën Rashçe-Saraj. Jetë të pafajshme u shuan. Lutemi që kjo dhimbje e thellë të jetë me një fije shprese për shpëtimin e fëmijës së vogël pesëvjeçar.

Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që humbën sonte më të afërmit e tyre.

Zoti ua dhashtë forcën për t’u përballur me këtë dhimbje kaq të madhe!

Faleminderit popullatës lokale dhe zyrtarëve që me përkushtimin e tyre luftuan minutë pas minute për të gjetur sa më shpejt bashkëqytetarët tanë.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More