Shkup, 22 shtator – Përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi multilateral, rruga e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe ndihma e Japonia përmes agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar JICA, kanë qenë temat kryesore për diskutim në takimin e sotëm të zëvendës-ministres për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov me ambasadoren e Japonisë së vend, Secuko Kavahara.
“Proceset reformuese dhe stabiliteti rajonal mbeten prioriteti ynë i lartë. Kemi biseduar edhe për mundësitë për thellim të shkëmbimit ekonomik dhe kulturor, të cilët janë urë e rëndësishme mes popujve tanë. Jam i bindur se përmes nismave të përbashkëta do të kontribuojmë për lidhje më të afërta dhe partneriteti më i fuqishëm”, theksoi zëvendësministrja Trajkov.
Ambasadorja Kavahara e ka shprehur mbështetjen e Japonisë për perspektivën evropiane, thellimin e bashkëpunimit në kulturës si urë mes dy popujve, ndërsa njëherit theksoi gaishmëri për bashkëpunimin e mëtejshëm në zona të ndryshme, që janë pjesë e interesave të përbashkëta të dy vendeve.
Ky takim, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë për Çështje Evropiane, paraqet nxitje të re për avancim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë dhe Japonisë.