Transporti publik në Shkup për fundjavën e zgjatur të festës sipas orarit të së dielës

nga D. V.

Shkup, 5 shtator – NPQ Shkup kumtoi se me rastin e festës së 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë do të qarkullojë me orarin e së dielës.

Të dielën (7.9.2025), kujdestare do të jenë pikat e shitjes së biletave dhe Qendra e transportit dhe Tregu i gjelbër, ndërsa të hënën (8.9.2025), kujdestare do të jenë pikat e shitjes së biletave për personalizim të Qendrës transportuese. 

Teleferiku do të funksionojë normalisht gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, me orar pune nga ora 10 deri në orën 20, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 19-19:30, ndërsa në orën 19:30, është udhëtimi i fundit nga lart poshtë në orën 19:45. Të hënën (8.09.2025), teleferiku nuk do të jetë në funksion.

Nga NQP-ja potencojnë se çdo të hënë dhe çdo të martë të muajit për Teleferikun është ditë jo pune.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More