Transportuesit nga Maqedonia e Veriut e bllokuan “Qafë Thanën” për automjete të rënda ngarkuese, ndërsa qarkullmi i udhëtarëve zhvillohet pa pengesa

nga D. V.

Strugë, 26 janar – Transportuesit nga Maqedonia e Veriut sot në mesditë e bllokuan komunikacionin për automjete të rënda ngarkuese për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”.

Mitko Kërstanovski, pronar i një kompanie transportuese për MIA-n informoi se protesta për shkak të futjes së sistemit të ri për hyrje dhe dalje (EES) nga Bashkimi Evropian, po zhvillohet qetë, në mënyrë të organizuar dhe sipas marrëveshjes.

“Deri tani janë parkuar 35 kamionë, deri në fund të ditës presim rritje të numrit. Do të qëndrojmë këtu deri në përmbushjen e kërkesave tona nga Brukseli”, thotë Kërstanovski. 

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, konfirmoi se protesta po zhvillohet qetës, pa ndonjë problem dhe pa shkelje të rendit dhe të qetësisë publike.

“Shoferët e automjeteve të rënda ngarkuese po e shprehin revoltën në mënyrë paqësore. Rrjedha e komunikacionit për automjetet e udhëtarëve në VK “Qafë Thanë” po zhvillohet pa ndërprerje, në procedurë të rregullt dhe pa vonesa të mëdha”, deklaroi Dimoski. 

Përveç “Qafë Thanës”, transportuesit nga Maqedonia e Veriut sot bllokuan për qarkullim edhe vendkalimet kufitare Deve Bair, Delçevë, Novo Sello, Dojran, Bogorodicë, Mexhitlia, Bllatë dhe Bllacë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More