Trençevska: Me rebalancin e buxhetit, VMRO do të shkurtojë mjete edhe nga personat me nevoja të veçanta

nga Xh M

Shkup, 26 korrik – “Me ribalancimin e buxhetit, jo vetëm që nuk do të ketë paga dhe pensione më të larta, por OBRM-PDUKM-ja tani po u shkurton paratë personave me aftësi të kufizuara, duke shkurtuar paratë nga programi mbështetës i Lidhjes së organizatave invalidore, edhe atë 10 milionë denarë shkurton nga Buxheti i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, shkurton paratë nga kategoritë më të rrezikuara”, tha sot deputetja e LSDM-së Jovana Trençevska në Komisionin për financim dhe buxhet.

Ajo po ashtu ka sqaruar se VMRO-DPMNE-ja si duket as nuk pyet nëse shoqatat e organizatave të personave me aftësi të kufizuara kanë nënshkruar kontrata dhe kanë ndërmarrë aktivitete.

“Nga ana tjetër, parashikojnë 100 milionë euro të reja për të mbështetur projektet e reja të komunave, dhe të mos gabojmë, është mirë të investohet në projekte infrastrukturore të komunave, në zhvillim, por nuk duhet shkurtuar fondet tashmë ekzistuese dhe të planifikuara për të cilat komunat kanë lidhur marrëveshje, sepse kjo situatë sugjeron se me këto mjete VMRO-DPMNE po e fillon fushatën për zgjedhjet lokale 2025, e cila nuk është e panjohur për këtë parti në të kaluarën”, shtoi Trenevska.

Ajo tha se në vend të konsolidimit fiskal kemi rritje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik dhe kjo është në dëm të ekonomisë dhe qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More