Treni i Bllacës do të shndërrohet në muze!

nga Redaksia

Hani i Elezit, 3 mars – Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka njoftuar se treni i Bllacës, që simbolizon refugjatët e Luftës së Kosovës që qëndruan në Maqedoninë e Veriut, do të shndërrohet në muze.

Kjo do të mundësohet pasi sot është nënshkruar marrëveshja e cila është vazhdimësi e bashkëpunimeve të vazhdueshme me Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.

“Treni i Bllacës do të shndërrohet në muze!

Komuna e Hanit të Elezit dhe Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale po bashkëpunojnë për hartimin e projektit të interierit, duke e kthyer këtë tren në një hapësirë përkujtimore që rrëfen një pjesë të rëndësishme të historisë sonë.

Sot u nënshkrua marrëveshja e cila është vazhdimësi e bashkëpunimeve të vazhdueshme me Agjencionin duke implementuar suksesshëm tri faza paraprake e duke e kthyer vëmendjen nga pikat turistike të Hanit të Elezit, e në veçanti ruajtjen e trashëgimisë historike të Parkut Memorial”, njoftoi Ballazhi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More