Shkup, 21 tetor – “Për fat të keq, Maqedonia ka shpenzuar mbi një miliard euro për ushqim vitin e kaluar. Ajo që ne po bëjmë si strategji është që fillimisht të rikthehet besimi i fermerëve në institucionet sepse ky është momenti kyç pse po zvogëlohet prodhimi ynë”, tha ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski në një intervistë në RTVM.
Ai tha se po punohet për projektimin dhe restaurimin e sistemeve të ujitjes sepse janë një segment i rëndësishëm në prodhimin bujqësor. Tripunovski tha se subvencionet do të paguhen rregullisht.
Fermerët duhet të ndjejnë se në anën tjetër kanë një partner me të cilin mund të bisedojnë dhe t’i kalojnë problemet e tyre”, theksoi ministrja.
Tripunovski shtoi se fermerët do t’i ndjejnë efektet e masave që ai po planifikon me ekipin e tij në vitin 2025.
Ministri theksoi se ka kontrolle të forta për atë që hyn si ushqim në Maqedoni.
“Unë si ministër jam vazhdimisht në terren me fermerët, për të arritur sa më shumë dhe për të rikthyer besimin e humbur në vitet e kaluara”, shtoi Tripunovski.