Trubullira në Ibër-Lepenc – mbesin pa ujë Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe një pjesë e Prishtinës

nga D. V.

Kompania e Ujësjellësit KRU “Prishtina” njofton qytetarët se për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, stacioni ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

Si rezultat, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30 deri në 17:00 në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë, dhe Drenasi.

KRU “Prishtina” njofton se zonat e prekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00, ndërsa ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet e kompanisë janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

Gjatë orarit të reduktimeve, qytetarëve u rekomandohet të përdorin autobotet, të cilat do të jenë në dispozicion sipas orarit të përcaktuar nga kompania.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More