Trump: Gëzuar Krishtlindjet, amerikanëve dhe të majtës radikale

nga D. V.

Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi rastin e sezonit të festave për të uruar një Krishtlindje të Gëzuar “të gjithëve, përfshirë edhe të majtës radikale, duke iu referuar kundërshtarëve të tij demokratë, të cilët presidenti amerikan i akuzon rregullisht si shkaktarë të të gjitha të këqijave.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë të majtën radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, deklaroi presidenti republikan në rrjetin e tij social, Truth.

Brenda kësaj kategorie të “së majtës radikale”, Trump përfshin lehtësisht, me stilin e tij kaustik, të gjithë demokratët dhe kundërshtarët politikë, madje edhe ata që konsiderohen të moderuar ose të qendrës.

Donald Trump po kalon pushimet e Krishtlindjeve në Mar-a-Lago, rezidencën e tij në Florida. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More