Trump ia shkurtoi Putinit afatin për ndaljen e luftës në Ukrainë

nga L. M

p, tha se do të shkurtojë afatin që i dha homologut rus, Vladimir Putin, për një armëpushim, nga 10 ose 12 ditë, mes rritjes së zemërimit për bombardimet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë dhe mungesës së përparimit drejt paqes, raporton Radio Evropa e Lirë.

Duke folur para gazetarëve në Skoci më 28 korrik, Trump tha se është “shumë i zhgënjyer” me Putinin dhe se “nuk kam pse pres” deri në përfundim të afatit fillestar prej 50 ditësh që u kishte vendosur të dyja palëve më herët gjatë këtij muaji, në rast se Moska nuk arrin një marrëveshje me Kievin.

“Do ta vendos një afat të ri nga 10 apo 12 ditësh, duke nisur nga sot”, u tha Trump gazetarëve teksa u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More