Trump optimist për marrëveshjen me Ukrainën

nga D. V.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se  ishte optimist, pas bisedimeve midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe administratës së tij mbi mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke folur në bordin e ”Air Force One”, ai iu referua Ukrainës që ka “probleme të vogla të vështira” dhe tha se skandali i korrupsionit në vend “nuk ishte i dobishëm”.

Trump nuk iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse çështja do të pengonte bisedimet e paqes, duke deklaruar pak më pas se “mendoj se ka një shans të mirë që të mund të arrijmë një marrëveshje”.

Edhe një herë, Trump shprehu bindjen e tij se si Rusia ashtu edhe Ukraina dëshironin t’i jepnin fund luftës.

Presidenti i SHBA-së konfirmoi se i dërguari i tij special, Steve Witkoff, do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë javën e ardhshme, megjithëse nuk dha një datë specifike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More