​Trump rikthen dënimin me vdekje në Uashington

nga L. M

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi dje një memorandum presidencial që kërkon rivendosjen e dënimit me vdekje në Uashington, ndërsa prokurorja e përgjithshme, Pam Bondi njoftoi se Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të kërkonte dënimin me vdekje në të gjithë vendin, sipas CNN.

“Dënimi me vdekje rikthehet në Uashington”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Nëse vret dikë, ose nëse vret një oficer policie, oficer të zbatimit të ligjit – do të zbatohet dënimi me vdekje. Dhe shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Memorandumi udhëzon konkretisht Bond dhe prokuroren e SHBA-së për Distriktin e Kolumbias, Jeanine Pirro – të zbatojnë plotësisht dënimin me vdekje në Uashington”, tha sekretari i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf.

“Jo vetëm që po e kërkojmë dënimin me vdekje në Uashington, por edhe në të gjithë vendin”, tha prokurorja e përgjithshme, Bond – e cila qëndroi pranë Trump në Zyrën Ovale.

Memorandumi presidencial dhe deklarata e Bond vijnë pasi Trump tha muajin e kaluar se do të kërkonte dënimin me vdekje në kryeqytetin e vendit, duke e karakterizuar dënimin me vdekje si një masë “shumë të fortë parandaluese”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More