Trumpi vendos tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë, shkak blerja e naftës ruse

nga L. M

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar të mërkurën një urdhër ekzekutiv duke e goditur Indinë me tarifë shtesë prej 25 për qind për blerjet e naftës ruse, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Kjo do ta rrisë tarifën totale mbi importet indiane në Shtetet e Bashkuara në 50 për qind.

Siç thuhet në urdhrin ekzekutiv, tarifa e re do të jetë efektive në lidhje me mallrat e futura për konsum 21 ditë pas datës së këtij urdhri.

Trumpi pati paralajmëruar se do t’i rrisë taksat, duke thënë se Indisë nuk i intereson se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga makineria ruse e luftës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More