Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Janullatos mbërrin sot në Shqipëri, dy ditë homazhe, në varrim merr pjesë edhe Mitsotakis

nga D V

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas Janullatos mbërrin sot në Tiranë.

Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e Athinës, ndërsa do të hyjë në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Në Tiranë trupi i pajetë mbërrin sot rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe për një periudhë dy ditore.

Ndërsa, në emër të Kishës së Greqisë, do të jetë i pranishëm nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Shën Vlashit Vlasios Ierotheos.

Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.

Shoqërues të kortezhit do të jenë 4 klerikë shqiptarë, mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Nikolla, peshkopi i Krujës Anastas dhe priftërinjtë Harallamb Gjoka e Spirodhon Topanxha, bashkëpunëtorë të ngushtë të tij në ringritjen gjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Mediat greke shkruajnë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në funeralin për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos.

Kujtojmë se pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpalli zi kishtare për pesë ditë, nga 25 Janari deri më 29 Janar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More