Shkup, 12 qershor – Instituti për Demokraci „Societas Civilis“ – Shkup (IDSCS) sot organizon tryezë të rrumbullakët me temën „Një vit më vonë: Deri ku është Kuvendi me luftën kundër korrupsionit?“.
Siç kumtoi IDSCS, në tryezën e rrumbullakët pjesëmarrësit do të analizojnë se çfarë është arritur në 12 muajt e fundit dhe me cilat sfida përballen institucionet në luftën kundër korrupsionit. Do të diskutohen masat e ndërmarra nga Kuvendi dhe Grupi parlamentar ndërpartiak kundër korrupsionit, si dhe pengesat në zbatimin e politikave antikorrupsion.
Në fjalimin hyrës do të marrin pjesë Lupço Prenxhov, kryetar i Komisionit për Sistem Politik, Sonja Mirakovska, anëtare e të njëjtit komision, Biljana Karakashova Shulev, nënkryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Snezhana Kamilovska Tërpovska, koordinatore e proogramit në Qendrën për bashkëpunim ndërkombëtar të Maqedonisë.
Ngjarja është pjesë e dialogut të vazhdueshëm midis deputetëve, institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim përmirësimin e mekanizmave kundër korrupsionit dhe sigurimin e transparencës.