Tryezë e rrumbullakët – “Sfidat e alarmimit kombëtar për fëmijë të zhdukur

nga D. V.

Shkup, 26 maj – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve të zhdukur, sot në Shkup do të mbahet tryezë e rrumbullakët “Sfidat e alarmimit kombëtar për fëmijë të zhdukur” në organizim të organizatës joqeveritare “Gazetarë për të drejtat e njeriut”.

Qëllimi është, siç thuhet, të diskutohet për mundësitë dhe sfidat në procesin e harmonizimit ligjor dhe ndryshimet e nevojshme në drejtim të unifikimit të sistemit të alarmimit kombëtar për fëmijë të zhdukur.

“Qëllimi është të ndahen mendimet, qëndrimet, si dhe të diskutohen mundësitë mes palëve të involvuara – institucioneve, mediumeve dhe ofruesve tjerë të shërbimeve për implenentimin efektiv të protokolleve të unifikuar për alarmim. Konkludimet nga tryeza e rrumbullakët do të shërbenin si propozim – strategji për ndryshimet ligjore me qëllim të institucionalizimit të sistemit për alarmim për fëmijë të zhdukur”, informojnë organizatorët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More