Tufegxhiq: Prokurori i ri duhet të bëjë revizion të disa lëndëve problematike në Prokurori për të rikthyer besimin e qytetarëve

nga Xh M

Shkup, 11 dhjetor – Vladimir Tufegxhiq dhe Elenko Milanov, sonte në studion e TV21 në emisionin “Click Plus”, komentuan shkarkimin e Prokurorit Publik dhe zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Tufegxhiq theksoi se prokurori i sapozgjedhur duhet menjëherë të ndërmarrë kontroll të thelluar të disa lëndëve të dyshimta brenda Prokurorisë Publike, për të shmangur mosbesimin e qytetarëve.

“Novi prokuror publik duhet menjëherë të kryejë kontroll të zbatimit të ligjeve në disa lëndë të përzgjedhura rastësisht. Ju garantoj se aty do të dalin në sipërfaqe prokurorë që kanë probleme kronike me ngritjen e akuzave, me mënyrën e veprimit, me menaxhimin e procedurave, me mbledhjen e provave. Kështu Prokuroria do të marrë një pasqyrë reale se kush si punon”, deklaroi ai.

Sipas Tufegxhiqit, aktualisht ka hetime që zgjasin gjashtë muaj, por në gjysmën e tyre nuk është ndërmarrë as edhe një veprim procedural, gjë që sipas tij dëshmon për nevojën urgjente të reformimit të brendshëm dhe të llogaridhënies.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More