Turbullira në burimin e Radavcit – KRU ‘HIDRODRINI’ apelon për konsum të ujit vetëm pas vlimit

nga D. V.

KRU “HIDRODRINI” Pejë njofton të gjithë konsumatorët se si pasojë e reshjeve të pandërprera atmosferike, shkrijes së borës në zonat malore dhe punimeve që po zhvillohen në shtëpinë e Klorit, janë shfaqur turbullira në burimin e Drinit të Bardhë (Radavc).

Ky burim furnizon me ujë pjesën verilindore të qytetit dhe një numër të konsiderueshëm të fshatrave përreth, përfshirë:nga Rrokaqielli, Lugu i Leshanit, Lugu i Trestenikut, Jabllanica e Madhe dhe e Vogël, Novosella, Dubova, Baica, Ozdrimi, Banja e Pejës, Vitomerica si dhe rajonet I, II dhe III.

Ekipet nga terreni janë duke bërë monitorim dhe analizim të vazhdueshëm të situatës, me qëllim garantimin e sigurisë së ujit të pijshëm. Megjithatë, për shkak të turbullirave të vazhdueshme, rekomandojmë fuqimisht që konsumatorët e këtyre zonave të ziejnë ujin para përdorimit për pije dhe gatim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More