Turisti nga Jemeni vjen të pushojë në Theth, por gjen ndërtesën e shkatërruar: Ku të shkoj unë tani?

nga D. V.

Një turist nga Jemeni, i cili kishte ardhur me familjen e tij për të kaluar pushimet në Shqipëri, është përballur me një situatë të papritur, pasi ai kishte rezervuar paraprakisht një vendqëndrim në zonën e Thethit, por me të mbërritur aty, ka zbuluar se godina ku kishte planifikuar të qëndronte ishte shkatërruar nga autoritetet shqiptare për shkak se ndërtesa rezultonte e paligjshme dhe jashtë kushteve të legalizimit.

I hutuar dhe i zhgënjyer, turisti jemenas shprehet për mediat në Shqipëri: “Jam nga Jemeni dhe ky është rezervimi im. E çfarë duhet të bëj, jam me familjen dhe nga të shkoj? Nuk është mirë për vendin tuaj, nuk është mirë për njerëzit që e vizitojnë. Unë vij në vendin tuaj që të jem i lumtur. Ne rezervojmë vendin dhe kur vijmë gjejmë kështu …po është hera e parë me familjen time. Dhe tani çfarë do bëj?”, ka thënë turisti.

Ndërkaq, banorët e fshatit turistik në Theth kanë bllokuar hyrjen në urën kryesore që çon në fshat, në shenjë proteste dhe kundërshtie ndaj vijimit të operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More