Turizmi në Shqipëri ngadalësohet gjatë kësaj vere, ndikuan ulja e hyrjeve nga Kosova dhe rritja e çmimeve

nga D V

Pas një nisje të vrullshme duket se turizmi është ngadalësuar në sezonin e verës me çmimet e rritura që duket se kanë frenuar hyrjet e të huajve, teksa një ndikim të rëndësishëm kanë dhënë dhe shtetesin e Kosovës që kanë “braktisur” Shqipërinë pas liberalizimit të vizave.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në gusht, hyrjet e shtetasve të huaj ishin 2.16 milionë në gusht me një rritje prej 7.2% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ritmet e rritjes janë pëshpejtuar disi në krahasim me korrikun, kur hyrjet ishin vetëm 2.7% më të larta, por gjithsesi janë shumë më të ulëta se pjesa e parë e vitit, kur zgjerimi ishte dy shifror.

Në total, për periudhën e kulmit të sezonit, korrik-gusht kanë hyrë në vend rreth 4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shumë më e ulët se 6 mujori i parë, kur zgjerimi ishte dy shifror.

Pas një rritjeje të lartë të hyrjeve të të huajve në pjesën e parë të vitit, çmimet e hoteleve, sidomos në jug u rritën me 20-90%, duke çuar në anulime të prenotimeve.

Nga ana tjetër, shtetasit e Kosovës pas liberalizimit të vizave zgjodhën alternativa të tjera për pushimet afatgjata. në korrik, muaji i fundit kur janë të disponueshme të dhënat. Sipas INSTAT, hyrjet e shqiptarëve të Kosovës ranë me 16% në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Shtetasit nga Kosova kanë qenë gjithmonë një burim i rëndësishëm për turizmin e vendit, duke zënë 30-35% të totalit të hyrjeve.

Për 8 mujorin, në vend hynë gjithsej 8.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 18.7% me bazë vjetore, e ndikuar nga performanca e mirë e 6 muajve të parë të vitit.

Rritje të ndjeshme në muajin Gusht kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 49,4%, referon INSTAT. Rritja e çmimeve të hoteleve në vend, jo vetëm frenoi të huajt, por bëri që dhe shumë shqiptarë të kërkonin alternativa më të lira, kryesisht në Greqi.

Të dhëna të tjera të INSTAT për strukturat akomoduese bënë të ditur se rritja e netqëndrimeve të turistëve vendas në korrik ishte vetëm 6.2%, nga 61% që kishte qenë korrikun e një viti më parë. Më ngadalë u rritën dhe net qëndrimet e të huajve, m 21.3%, nga 42.3% të njëjtin muaj të një viti më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More