Tusha: Ushtarët e UÇK-së kërkojnë llogari nga Arben Taravari

nga Xh M

Shkup, 18 maj – Ish ushtari i UÇK-së dhe veprimtari Isak Tusha, ka shkruar në FB se, si dhe disa ish-ushtarë të UÇK-së sapo kanë përfunduar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku mes tjerash kanë biseduar edhe për çështjen Taravari.

Ai thotë se Taravari “duhet të japë llogari për veprimet e tij politike të dëmshme”!

“Kosova ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit që po ndodhin tek ne në Maqedoni.
Edhe sot me Kryeministrin, biseduam për shumë çështje me rëndësi për të ardhmen e shqiptarëve në rajon.
U diskutua edhe tema e largimit të Arben Taravarit nga Qeveria – një zhvillim për të cilin unë personalisht kam dyshimet e mia për shkaqet pse ndodhi e gjithë kjo, dhe mendoj se është çështje që kërkon më shumë transparencë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe shumë bashkëluftëtarë të tri Ushtrive Çlirimtare – të Kosovës, të Preshevës dhe të Maqedonisë – përfshirë edhe Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Zërat e luftëtarëve janë të qartë: kërkohet sqarim publik nga Arben Taravari dhe largimi i tij nga skena politike, për të mos dëmtuar më tej interesat kombëtare”, ka shkruar Isak Tusha në FB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More