“TVSH-ja ime” do të vazhdojë edhe me formimin e Qeverisë

nga Xh M

Shkup, 29 qershor – Masa “TVSH-ja ime” do të vazhdojë edhe me formimin e Qeverisë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçоska thotë se do të ketë ndryshime, por nuk do të jenë të dukshme për qytetarët, por në sistemin e Drejtorisë së të Hyrave Publike

“Korrigjime do ë kemi në një pjesë, por qytetarët nuk do të preken drejtpërdrejt”, tha ministrja.

Ajo shtoi se ka pasur raste ku qytetarët kanë skanuar llogari fiskale, por DAP i ka refuzuar sikur të mos jenë origjinale, ndërsa kur kanë parashtruar ankesa, nuk kanë marrë reagim ose informatë nga DAP.

“Ka mangësi kjo masë dhe këto janë punë që do t’i shohim nga ana e DAP, kurse te qytetarët nuk do të ndryshojë asgjë”, u shpreh ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More