Tymi ‘mbulon’ Elbasanin, zjarri aktiv prej 15 orësh

nga D. V.

Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit.

Tymi që vazhdon tashmë prej në shumë se 15 orësh ka mbuluar të gjithë zonën. Vazhdon përpjekja e disa dhjetëra efektivëve zjarrfikës për fikjen e zjarrit.

Era e fortë favorizon zjarrin dhe bën të vështirë fikjen e tij. Gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit teksa era frynte nga perëndimi në drejtim të lindjes.

E tashmë që era ka ndryshuar drejtim reja e tymi ka mbërritur deri në qytetin e Cërrikut në anën perendimore të Elbasanit./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More