U dënua me 2,8 vite burg, Frrokaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë

nga D V

Ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërsa kërkon edhe pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo e fundit e dënoi ish-kryebashkiakun Frrokaj me 2,8 vite burg. Gjykata e Apelit e shpalli Frrokajn fajtor për “Shpërdorim detyre”.

Frrokaj, i cili është shpallur në kërkim prej datës 23 dhjetor, përmes avokatit të tij ka kërkuar nga Gjykata e Lartë edhe pezullimin e dënimit, deri në shqyrtimin e rekursit në këtë gjykatë.

Më herët, Frrokaj është dënuar edhe nga Shkalla e Parë e GJKKO-së me 1,4 vite burg, dënim që Apeli ia dyfishoi. Policia, pasi ka marrë urdhrin e ekzekutimit, ka kryer kontrolle, por nuk e ka gjetur atë në banesë, ndërsa e ka shpallur në kërkim.

Fran Frrokaj, u dënua nga Apeli i GJKKO pasi si kryetar i komunës Shënkoll, bashkë me ish-zyrtarë të tjerë, ka favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More