U votua Ligji për shkollën e mesme policore

nga Xh M

Shkup, 17 dhjetor – Kuvendi sonte në vazhdimin e seancës së 67-të votoi Ligjin për shkollën e mesme të policisë. Debati për ligjin që u miratua me shumicën e Badenterit u përfundua më herët. Me këtë përcaktohet një kuadër ligjor për krijimin dhe funksionimin e një shkolle të mesme policore në të cilën do të arsimohen nëpunësit e ardhshëm të policisë.

Në shpjegimin të Ligjit thuhet se ky arsim i mesëm është parashikuar të funksionojë në kuadër të Qendrës aktuale të trajnimit në Idrizovë, gjegjësisht në përputhje me Ligjin e ri për Punë të Brendshme – Akademia e Policisë. Do të jetë në kohëzgjatje deri në dy vite arsimore, gjegjësisht vitin e tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm, kështu që çdo kandidat/nxënës, pas përfundimit të vitit të parë dhe të dytë të shkollës së mesme, në konkursin e publikuar mund të aplikojë dhe nëse i plotëson kushtet e përcaktuara, arsimimin e tij do ta vazhdojë në një shkollë të mesme policore.

Në përputhje me nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, paralelisht mund të zbatohet trajnimi bazë aktual për një nëpunës policorë në kohëzgjatje prej një viti.

Gjenerata e fundit e studentëve në Shkollën e mesme të policisë përfundoi në vitin 2000, ndërsa me zbatimin e kësaj zgjidhjeje ligjore, do të vazhdojë edhe brezi i 25-të i nxënësve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More