Udhëtoni drejt Greqisë? – Kujdes, për këtë shkelje do të paguani 1.500 euro

nga D. V.

Shkup, 11 prill –  Nëse planifikoni që për fundjavë apo për pushimet verore të udhëtoni drejt Greqisë, duhet të njiheni me rregullat e tyre dhe për çfarë mund të merrni gjoba të larta.
Ja disa nga to:
• Për ngasje nën ndikimin e alkoolit, mund të paguani deri në 1.200 euro.
• Teprimi i shpejtësisë deri në 20 km/h mbi kufirin në vendbanime kushton 100 euro.
• Kalimi në semafor të kuq dhe parakalimi në vijë të plotë kushtojnë 700 euro.
• Mosvendosja e rripit të sigurisë ndëshkohet me 350 euro.
• Parkimi i parregullt gjobitet nga 40 deri në 80 euro.
• Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes kushton 100 euro.
• Nëse pini duhan në veturë ndërsa keni fëmijë nën 12 vjeç me vete, do të paguani 1.500 euro, si dhe do t’ju merret patenta e shoferit.

Greket nuk mund t’jua dërgojnë gjobën në adresën e banimit, por herën tjetër kur të hyni në Greqi, nëse gjoba nuk ka skaduar, ajo ende figuron në sistem dhe nuk do t’ju falet – do të duhet ta paguani.

Për më tepër, ekziston një regjistër i shkeljeve të trafikut në BE, dhe ka gjasa të mëdha që gjoba të paguhet menjëherë sapo të hyni në një vend të BE-së, nëse shkelja është bërë brenda territorit të Bashkimit Evropian, shkruan “nikana.gr”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More