Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë

nga Xh M

Upërpoqën të bashkoheshin si turistë mes shumë pasagjerëve që hipnin në fluturimin e ‘Ryanair’ me destinacion për në Cork të Irlandës, duke u përpjekur të mashtrojnë kontrollet e sigurisë teksa përdorën pasaporta franceze të falsifikuara dhe dy karta identiteti franceze, por nuk ia dolën dot.

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në aeroportin e Trevizos, pak para se të hipnin në bordin e avionit.

Kontrollet e kryera nga Policia Kufitare në Aeroportin ‘Treviso Canova’, duke përdorur gjithashtu pajisje të sofistikuara, bënë të mundur konstatimin se dokumentet e paraqitura nga 3 udhëtarët, dy burra 34 dhe 27 vjeç dhe një grua 24 vjeçe, ishin falsifikuar me zgjuarsi, informon media.

Të tre u dërguan në policinë kufitare dhe u shoqëruan në zyrat e aeroportit, ku rrëfyen se në të vërtetë ishin tre shtetas shqiptarë dhe se donin të arrinin në Irlandë për arsye pune.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More