Uji i pijshëm në Shkup i sigurt për t’u pirë

nga D. V.

Shkup, 7 prill – Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga hulumtimet e kryera fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 47 vende matëse në qytet.

“Sektori për kontroll sanitar prej 1 deri 4 prill mori 166 mostra për hulumtim fiziko-kimik dhe 166 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 47 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë sot nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi.

Këto informata Ndërmarrja publike i publikon në kuadër të raportit javor për cilësi dhe siguri të ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kotnroll sanitar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More