Uji në Shkup i sigurt për pije

nga D. V.

Shkup, 12 maj – Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe mikrobiologjikisht i testuar, njoftoi sot NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.

Sipas raportit javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, prej 5 deri më 9 maj të vitit 2025 janë marrë 186 mostra për analizë fizike-kimike dhe 186 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Analizat janë bërë në Sektorin e kontrollit sanitar.

“Të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More