Ulen çmimet e derivateve të naftës

nga D. V.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIESEL (D-E V), ulen për 0,50 denarë për litër, krahasuar me çmimet me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 09.09.2025 për çmimet maksimale të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport.

Me këtë ndryshim:
Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 75,50 den/litër,
Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 77,50 den/litër,
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) është 69,00 den/litër.

Ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon, duke mbetur në nivelin e përcaktuar më 09.09.2025, pra 69,00 den/litër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More