Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të zgjedhë kryetar të ri, kandidatë janë dy nxënës

nga D. V.

Shkup, 10 korrik – Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë Kuvendin e 25-të të Përgjithshëm dhe Kongresin e 4-t, në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri i Unionit dhe do të prezantohet aktivitet dhe rezultatet nga mandati dyvjeçar i të deritanishmit, Berin Muhamed.

“Do të zgjidhet kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme – pozitë me rol kyç në përfaqësimin e interesave të shkollave të mesme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, bën të ditur Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Ka dy kandidatë për funksionin e kryetarit: Viktor Jakimov – nxënës nga shkolla e mesme private “NOVA” në Shkup , i cili këtë vit ka përfunduar vitin e dytë në shkollë të mesme dhe Ivo Markiq – nxënës nga shkolla e mesme private “Jahja Kemal” – Shkup, i cili në qershor ka përfunduar vitin e parë të arsimit të mesëm. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More