Universitetet me rezultatet më të mira do të marrin më shumë fonde nga buxheti shtetëror

nga Xh M

Shkup, 5 dhjetor – Universitetet që do të tregojnë rezultatet më të mira do të përfitojnë më shumë mjete nga buxheti i shtetit, njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

“Së bashku me grupin me të cilin punojmë, do të përpiqemi të gjejmë mënyrën që universitetet të marrin një komponentë zhvillimore. Ata që do të kenë rezultate më të mira të marrin buxhet më të madh, ndërsa ata që nuk tregojnë rezultate të marrin buxhet më të vogël nga ai që ndan shteti çdo vit”, tha Janevska për Telemа.

Ajo shtoi se do të punohet për sigurimin e kuadrit të duhur sipas sistematizimit të fakulteteve dhe universiteteve, forcimin e kontrollit te universitetet private që, siç theksoi ajo, nuk prodhojnë kuadër cilësor, rritjen e të drejtave të studentëve dhe demokratizimin e zgjedhjeve për funksionet drejtuese brenda universiteteve.

Ministrja paralajmëroi se shumë shpejt Ministria e Arsimit do të publikojë versionin e ri draft të konceptit për arsimin gjimnazist, me synimin që ai të harmonizohet me zhvillimet bashkëkohore në shoqëri.

“Do të kemi një koncept të ri për arsimin e gjimnazit. Shumë shpejt do të ofrojmë një draft të ri dhe do ta vendosim në diskutim. Nëse nuk publikohet deri në fund të vitit, atëherë do të jetë në janar”, tha Janevska, duke theksuar se koncepti duhet të pranohet nga shumica e aktorëve në arsim që të mund të zbatohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More