Ura e Mesit në Shkodër, ndër më të frekuentuarat nga turistët

nga D. V.

Ura e Mesit, e ndërtuar në shekullin XVIII mbi lumin Kir, është kthyer në një atraksion absolut për turistët pas restaurimit të fundit.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, pamje nga Ura e Rilindur e Mesit, duke e konsideruar një atraksion historik që vijon të mbetet një nga më të frekuentuarat nga turistët.

E ndërtuar në shekullin XVIII mbi lumin Kir, ura është një monument i trashëgimisë kulturore dhe një nga destinacionet më të vizituara të veriut të vendit.

Zona e Postribës në Shkodër po rritet si një destinacion turistik, ku natyra, historia dhe kultura ndërthuren në mënyrë harmonike, duke ofruar përvoja të paharrueshme për çdo vizitor.

Ura e Mesit u ndërtua në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati dhe dikur shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Ura e Mesit ka gjatësi 108 metra, gjerësi 3,4 metra dhe ka 13 harqe jo simetrike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More