Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” për Hovenier, Osmani: Mbështetës i palëkundur i Kosovës

nga D V

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” për ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, duke e vlerësuar atë si një mbështetës të palëkundur të Kosovës dhe të drejtës së saj për pavarësi.

Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se ambasadori Hovenier ka qenë pranë popullit të Kosovës në momentet më vendimtare të historisë së saj, duke përfshirë raportimin për masakrën e Reçakut, ndihmën në ndërtimin e shtetit të pavarur, dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit në vitet e fundit.

“Ishte më shumë se një ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur dhe ishte me ne në mbrojtje të aleancës së pathyeshme me SHBA-të,” ka shkruar Osmani.

Ajo ka falënderuar ambasadorin Hovenier për kontributin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e aleancës mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova” i jepet individëve me kontribute të jashtëzakonshme për paqe, zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e humanizmit, duke vlerësuar në veçanti veprën jetësore të tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More