Urim nga Gashi: 2 Gushti është simbol i luftës historike për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe demokratike, vlera themelore të bashkëjetesës sonë

nga Redaksia

Shkup, 2 gusht – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në emër të deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dërgoi urime më të sinqerta për festën e 2 Gushtit – Ditës së Republikës.

“Kjo ditë simbolizon përpjekjet historike për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe demokratike, vlera që sot janë themel i bashkëjetesës dhe institucioneve tona. Kjo datë nuk është vetëm historia e shtetit, por edhe një përgjegjësi për ta ruajtur dhe avancuar më tej vizionin për një shtet modern, të orientuar drejt paqes, progresit dhe integrimit euroatlantik. Uroj që kjo ditë të shërbejë për të reflektuar për rrugën e përbashkët që kemi ndërtuar si shtet dhe si shoqëri, si dhe për të inkurajuar më tej mirëkuptimin, bashkëveprimin dhe përkushtimin për të mirën e vendit, pavarësisht dallimeve etnike, fetare, e politike”, qëndron në urimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More