Ushqim të shijshëm, mesdhetar dhe ambient relaksues/ Vëllezërit Shabani tregojnë përvojën në gastronomi me bizneset e tyre në Bratisllavë

nga Xh M

Bratisllavë, 15 qershor – Vëllezërit Bekim dhe Benjamin Shabani kanë më shumë se dy vjet që sjellin përvojën e kuzhinës italiane në restorantin e tyre “La Piazza” që e kanë hapur në Bratisllavë. Tani ata kanë vendosur të sjellin në Sllovaki konceptin jokonvencional të një restoranti mesdhetar, i cili do të kombinojë kuzhinat e njohura të destinacioneve të pushimeve ekzotike bashkë edhe me verën cilësore.

Historia e Bekimit dhe Benjaminit nisi me ardhjen e prindërve të tyre nga Shqipëria në Sllovaki, ku hapën një restorant në vitet e 90-ta. Pikërisht ky mjedis u bë i natyrshëm për vëllezërit dhe më vonë, kur vendosën të vazhdojnë biznesin, nuk ishte surprizë e madhe që zgjodhën industrinë e hotelierisë, ku ndiheshin thjeshtë rehat si në shtëpinë e tyre. Projekti i tyre i parë është restoranti italian La Piazza i vendosur në sheshin Hviezdoslav në Bratislavë, i cili kombinon ushqimin e shkëlqyer me shërbimin e këndshëm dhe një atmosferë të paharrueshme. “Fëmijëria jonë ka qenë fundjavë me prindërit tanë dhe ushqim të mirë italian. Dashuria jonë për kuzhinën e mirë u rrit që nga fëmijëria dhe puna në industrinë e hotelierisë ishte rezultati i natyrshëm. Nuk e shohim restorantin si punë, por si një vend ku takohemi me familjen, miqtë dhe të njohurit tanë. Prandaj jemi këtu kur kemi çfarë të bëjmë, por edhe kur kemi kohë të lirë”, nis rrëfimin e tij Bekim Shabani.

Klientët janë një pasqyrë e jona

Edhe në krijimin e idesë së një restoranti italian, një rol të madh luajti përvoja personale. Vëllezërit Shabani donin që ajo të pasqyronte jo vetëm karakterin, por edhe shijet e tyre. I gjithë interieri, menuja, procedurat, shërbimi ndaj klientit janë imazhi i tyre. Ata i kushtojnë shumë rëndësi çdo detaji, që nga pjatat e deri tek uniformat e kamarierëve. Mesa duket, falë një ambienti të tillë, ata tërheqin mysafirët me vlerën e tyre dhe që gjithashtu preferojnë cilësinë më shumë sesa sasinë. “Ne njohim shumë klientë dhe atyre u pëlqen gjithmonë të kthejnë tek ne. Ky aspekt njerëzor është pjesa më interesante dhe më e bukur e punës sonë”, vijon më tej në rrëfimin e tyre, vëllau tjetër Benjamin Shabani.

Një restorant që do e gjeni vetëm në Bratislavë

Një restorant funksional me klientë të kënaqur është një ëndërr e bërë realitet për vëllezërit Shabani. Megjithatë, ata nuk kanë frikë të ëndërrojnë më tej, prandaj vendosën të sjellin një koncept shumë unik në Sllovaki: restorantin mesdhetar Narbon, i cili hapi dyert për klientët më 8 shkurt. Vetë emri është i lidhur me zonën dhe do të thotë Mesdhe si në kohën e lashtë. Çfarë do të gjejnë në të dashamirët e ushqimit të mirë? “Restoranti ynë italian është vend shumë ideal, por një gjë na mungon. Duke qenë nga Shqipëria, e cila është një zonë mesdhetare, ne do të donim t’u ofrojmë njerëzve shumë nga ushqimet dhe pijet që njohim. Kuzhina italiane ka rregullat e veta në këtë drejtim dhe ne duam ta zgjerojmë edhe në Mesdhe. Do të jetë një gastronomi më e gjerë që do të na përcaktojë edhe më mirë drejtimin e restorantit”, thotë kështu Benjamin.

Restoranti i ri Narbon pritet që të ofrojë një përzierje të kuzhinës mesdhetare, bazuar në porcionet që klientët mund të hanë së bashku. Kjo ngrënie ka për qëllim të pasqyrojë zonën e Mesdheut. “Duam të sjellim kuzhinë spanjolle, diçka nga Greqia, Shqipëria, por edhe Portugalia dhe të krijojmë shumë kombinime interesante”, thotë Bekimi. Këtu, klientët mund të gjejnë shijet që zbuluan gjatë pushimeve në destinacione të njohura, si dhe shumë verëra speciale. Vëllezërit Shabani u përqendruan në markat dhe varietetet që nuk mund të gjenden diku tjetër, siç është vera tradicionale e bardhë baske me shishe.

Kuzhina mesdhetare njihet për shumëllojshmërinë e saj, por edhe për përbërësit e freskët, të cilët e bëjnë atë një nga më të shëndetshmet në botë. Vëllezërit Shabani në restorantin Narbon duan ta bazojnë biznesin e tyre mbi freskinë dhe kaluan një proces të gjatë të përzgjedhjes së furnitorëve në mënyrë që të siguronin jo vetëm freskinë, por edhe cilësinë e përbërësve. “Ishte një sfidë, por ne kemi një rrjet të ndërtuar kryesisht furnizues austriakë, pasi shumë lëndë të para është e vështirë të gjenden në Sllovaki. Për shembull, ne blejmë ekskluzivisht makarona të thata nga një kompani që i thajnë ato me një proces të gjatë, falë të cilave gluteni nuk është problem për konsumimin e njerëzve”, shpjegon kështu Benjamin. Klientët mund të mbështeten në përbërës cilësorë që do të përmirësojnë më tej përvojën e shijeve që do të sjellë restorant Narbon.

Mëngjesi, por mund edhe festa apo dasma më miqësore

Restoranti Narbon i vendosur në rrugën Laurinská në Bratislavë do të ofrojë ushqim cilësor dhe një hapësirë ​​moderne me dizajn. Fasada e xhamit e bën atë një nga vendet më të bukura për restorantin, pasi u ofron të gjithë mysafirëve një pamje të mrekullueshme të ndërtesave përreth. “Pjesa e vjetër e qytetit ishte alternativa e vetme kur zgjodhëm hapësirën, ka hijeshinë e vet dhe njerëzit vijnë këtu për të provuar e shijuar”, thotë Bekimi. Pjesa e përparme e restorantit dhe barit do të jetë më e gjallë, me një atmosferë më ndryshe. Njerëzit mund të argëtohen në të, të provojnë mini tapas dhe pije të ndryshme. Ata që duan të shijojnë më shumë vaktin e tyre të ushqimt mund të vendosen në pjesën e pasme, e cila do të jetë më e qetë dhe një hapësirë ​​për një mbrëmje të këndshme. Ndarja do të jetë gjithashtu ideale për ngjarje të veçanta siç janë martesa ose ndonjë festë miqësore dhe thjeshtë gjithkush do të gjejë veten këtu.

Përveç drekës dhe darkës, Narbon do të ofrojë edhe mëngjes, i cili do të sjellë ushqime klasike të njohura e  të preferuara si dhe diçka të re dhe të jashtëzakonshme të paprovuar deri më tani. “Ne duam të shkojmë më tej dhe t’u mësojmë njerëzve mënyrën mesdhetare të të ushqyerit duke ndarë ushqimin. Do të ketë ‘sharing’ për dy persona, ku do të gjejnë shumë meze të vogla dhe lloje të ndryshme të bukës. Ne duam të luajmë me shijet dhe ngrënien e ushqimit dhe ta bëjmë një përvojë për njerëzit”, shpjegon më tej Bekimi. Eksperienca dhe atmosfera që ka restoranti janë kyçe për vëllezërit Shabani. “Avantazhi më i madh që kemi arritur në La Piazza është se kemi krijuar një atmosferë në të cilën klientët ndihen rehat. Njerëzit vijnë jo vetëm për të ngrënë, por edhe për të qëndruar e shijuar një kafe, e mund thjeshtë vetëm për të qëndruar me orë. Shumë vijnë tek ne për ngjarje të veçanta dhe ne jemi pjesë e rëndësishme e jetës së tyre. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Besojmë se diçka të tillë do të mund ta bëjmë edhe në restorantin Narbon”, përfundojnë kështu bisedën vëllezërit Bekim dhe Benjamin Shabani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More