Ushqimet që nuk duhen konsumuar në darkë

nga D. V.

Sipas ekspertëve, disa ushqime ndikojnë në pagjumësi, ndaj edhe është mirë që mos i konsumoni në mbrëmje.

Ja disa prej ushqimeve:

Djathi kaçkavall

Nëse konsumoni disa copa djathi kaçkavall gjatë darkës dhe keni vështirësi gjatë fjetjes, sapo i keni bërë “dëm” vetes.

Djathi kaçkavall duke qenë se është i fortë dhe zakonisht me shumë yndyrë është i vështirë për t’u tretur.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë është e pasur me polifenole dhe një burim i madh kafeine.

Qoftet

Mishi është një burim i shkëlqyer proteine dhe hekuri që e ndihmon organizmin tonë në shumë mënyra.

Qoftet tipike, me mish të grirë mund t’ju shkaktojnë probleme në tretje për shkak të dhjamit dhe yndyrës që ato përmbajnë.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban kafeinë, pak a shumë aq sa një filxhan kafeje. Kështu që konsumimi i kësaj pije në darkë do t’ju sjellë shqetësime gjatë gjumit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More