Ushtarët e FSK-së trajnohen nga forcat turke për përdorim të granatahedhësit automatik

nga D V

Forca e sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të FSK-së, është realizuar trajnimi nga ekipet turke në përdorimin sa më efikas të armës granatahedhës automatik MK-19, raporton Ekonomia Online.

Sipas njoftimit ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.

“Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More