Ushtarët shqiptarë do të trajnojnë ukrainasit në bazën e NATO-s

nga Xh M

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka miratuar vendimin për dërgimin e 4 ushtarëve shqiptarë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për të kontribuar në ndihmën dhe trajnimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ky vendim ka si qëllim mbështetje direkte për forcimin e kapaciteteve të ushtrisë ukrainase në kuadër të luftës ndaj agresionit rus.

Misioni i personelit shqiptar do të ketë një kohëzgjatje 3-vjeçare, me rotacion prej 180 ditësh për secilin ushtar.

Ministria e Mbrojtjes do të mbulojë të gjitha shpenzimet për pjesëmarrësit, përfshirë dietat, akomodimin, ushqimin, sigurimet dhe shpenzimet për shërbimet e tjera të nevojshme, si transporti dhe mbështetje shëndetësore.

Ky angazhim i Shqipërisë vjen në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën dhe forcimit të marrëdhënieve me NATO-n.

Ky vendim është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, duke theksuar angazhimin e saj në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More